Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

George Clooney, regjisor dhe aktor i filmit të ri “The Midnight Sky”

Viti 2020 është gati duke përfunduar, por ende ka shumë projekte filmike, të cilat pritet të lansohen gjatë muajit dhjetor.

Një prej tyre është projekti i ri i aktorit të njohur hollywoodian, George Clooney, “The Midnight Sky”, një film për gjithësinë, ngjarja e të cilit zë vend në një botë pas apokalipsit, ku Clooney e ka rolin e protagonistit dhe regjisorit gjithashtu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së fundmi kompania Netflix, e cila e ka realizuar filmin, i ka publikuar fragmentet e para të tij, ku Clooney e portretizon një shkencëtar të vetmuar që punon në Arktik, e i cili e ka për detyrë ta parandalojë një ekip astronautësh të kthehen në tokën e pushtuar nga katastrofa globale.

Në film gjithashtu luajnë aktorët: Felicity Jones, David Oyelowo, Tiffany Boone, Demián Bichir, Kyle Chandler dhe Caoilinn Springall.

“The Midnight Sky” do të fillojë së shfaquri në platformën Netflix më 23 dhjetor të këtij viti.