Një rivalitet ikonik e krijon një aleancë jo të zakonshme, në trilerin e parë të filmit të ri “Tom and Jerry”.
Projekti i cili përzien jetën reale me animacion, vjen me regji të Tim Storyt, ndërsa në të luajnë aktorë të njohur si: Chloë Grace Moretz, Michael Peña, Rob Delaney, Colin Jost dhe Ken Jeong, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tom and Jerry” i sjell në ekran të madh personazhet klasike dhe të preferuara të publikut në New York City, teksa Jerry shpërngulet në një hotel të qytetit pak para se një dasmë e madhe të zërë vend në këtë lokacion. Kështu organizatorja e dasmave e portretizuar në film nga aktorja Chloë Moretz, vendos ta punësojë macen Tom për ta larguar Jerryn nga hoteli.
Sidoqoftë, kur dy personazhet e animuara bahen me një armik të përbashkët, i cili në film portretizohet nga aktori Michael Peña, ata detyrohen ta bëjnë të pamundurën dhe të punojnë së bashku për ta shpëtuar veten.
Filmi “Tom and Jerry” i realizuar nga studioja e famshme “Warner Bros.”, pritet të lansohet nëpër kinema nga 5 marsi i vitit 2021.