Për shkak të rregullave ndaj situatës me pandeminë COVID-19, këngëtarja e njohur Gwen Stefani nuk ka mundur të jetë pranë të fejuarit të saj, Blake Shelton, derisa ai po pranonte çmimin “Top Country Artist” në "People’s Choice Award".
Megjithatë, Gwen ka gjetur mënyrën për ta mbështetur atë. Derisa ka treguar unazën e fejesës, në një video të postuar në Instagram, ndër të tjera ka shkruar: “Duhet të qëndroj brenda në veturë për shkak të COVID-it. Por, jam këtu për ta mbështetur Blake në rast se fiton”.
Më pas, ajo iu rikthye Instagramit dhe dha lajmin se Blake kishte fituar një çmim, shkruan Female First.
Ndërkaq, pasi pranoi çmimin, Blake dha edhe një fjalim ku falënderoi të gjithë mbështetësit e tij si dhe të fejuarën, Gwen Stefanin.
-
Gwen Stefani e quan martesën me Blake Sheltonin, momentin më të bukur të jetës
-
Martohen Stefani e Shelton
-
Gwen Stefani e Blake Sheltoni do të martohen këtë verë
-
Pas pesë vitesh lidhje, Gwen Stefani fejohet me këngëtarin e njohur Shelton
-
Gwen Stefani zbulon sekretin e martesës së lumtur me Blake Sheltonin