Artisti i njohur kanadez, Drake, e ka thyer rekordin e toplistës “Billboard” të cilin e ndante me muzikantin, Stevie Wonder dhe ikonën e ndjerë të muzikës, Aretha Franklin.
Kënga e yllit të muzikës hip-hop “Laugh Now Cry Later” e cila vjen në bashkëpunim me reperin Lil Durk, është bërë hiti i tij i 21-të i pozicionuar në maje të toplistës së këngëve më të mira R&B dhe Hip-Hop në Amerikë, transmeton Koha.
Kjo nënkupton se ai e ka thyer rekordin të cilin më herët e ndante me mbretëreshën e ndjerë të muzikës soul dhe yllin e hitit “Superstition”.
Kënga “Laugh Now Cry Later” është pjesë e albumit të ardhshëm të Drake me titull, “Certified Lover Boy”, i cili pritet të lansohet në janar të vitit të ardhshëm.
Ylli i hitit “God's Plan” nuk ka lansuar album nga ai i vitit 2018, “Scorpion”, por në dhjetor të vitit të kaluar ai i informoi fansat se është gati për ta përfunduar punën rreth incizimit të ri.
“Certified Lover Boy” do të jetë albumi i gjashtë reperit i incizuar në studio, i cili shquhet për arritjen e sukseseve të jashtëzakonshme në muzikë me albumet paraprake, si “Thank Me Later” me të cilin debutoi në vitin 2010 dhe “Views” i cili u lansua në vitin 2016.
-
Drake bëhet artisti më i dëgjuar ne “Spotify” brenda një dite
-
Taylor Swifti e kalon Draken, bëhet artistja më e dekoruar me çmime nga "Billboard"
-
Swift, muzikantja e vetme që i rrëmben dhjetë pozitat e para të toplistës “Billboard”
-
Drake dhe 21 Savage paralajmërojnë albumin e përbashkët
-
DJ Khaled kampion i toplistës së 200 albumeve më të mira