Supermodelja Emily Ratajkowski ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Modelja 29-vjeçare ndau lajmin e lumtur me lexuesit e revistës “Vogue”. Më pas këtë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se shpreson “ta rrisë fëmijën në një mjedis neutral ndaj gjinisë”.
“Kur burri im dhe unë, iu themi miqve se jam shtatzënë, pyetja e tyre e parë pas urimit është ‘A e dini se çfarë po prisni?’ Na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se ai ose ajo do të na e bëjë të ditur atëherë”, tha modelja.
Pavarësisht ideve të saj, Emily shtoi se e kishte imagjinuar veten si nënë të një vajze.
Modelja është e martuar prej vitit 2018 me producentin e njohur të filmave, Sebastian Bear-McClard, dhe të dy mendojnë se ky fëmijë do të ndryshojë jetën e tyre. \ A2News