Këngëtarja Lily Allen ka pranuar se dëshiron të ketë fëmijë me bashkëshortin e ri, David Harbour. 35-vjeçarja që ka dy vajza me ish-bashkëshortin Sam Cooper, po shijon jetën e re martesore. Pasi u kurorëzua me aktorin e serisë ‘Stranger Things”, Lily ka thënë se do të ishte e lumtur të zgjeronte familjen e saj edhe më shumë.
“Mendoj se do ta zgjeroj. Sidomos tani kur vajza e madhe është rritur. Më pëlqen që të kem bebe përreth dhe më mungon atmosfera që sjellin në shtëpi”, ka thënë këngëtarja për revistën “The Sunday Times Style”.
Çifti u martua me një ceremoni të drejtuar nga një dublant i Elvis Presleyt më 9 shtator. U njoftuan përmes aplikacioni Raya.
“U takuam me një restorant dhe ishim të ulur në tavolinën e mesme. Më kujtonte Leonardo DiCaprion në ‘Titanic’ kur njoftohet me të dashurën nën sahat”, ka thënë Allen.
“Ky ishte takimi ynë i parë. Kurrë nuk kam qenë në një takim dashurie dhe isha pak e përzier”, ka thënë këngëtarja.
Lily gjithashtu ka pranuar se nuk e ka parë “Stranger Things” para se të niste lidhjen me Harbourin.