Dyshja e famshme e ekranit të madh, Denzel Washington dhe Julia Roberts, do të vijnë sërish bashkë në filmin e ri të platformës digjitale Netflix.
Aktorët kishin luajtur për herë të parë krahas njëri-tjetrit para 27 vjetëve në filmin “The Pelican Brief”. Tani ata po bashkëpunojnë sërish në dramën me titull “Leave The World Behind”, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas portalit “Deadline”, Netflixi e ka fituar të drejtën autoriale për realizimin e filmit të metrazhit të gjatë, i cili do të vijë nën regjinë e Sam Esmailit.
Filmi bazohet në romanin e Rumaan Alam, i cili do të dalë në shitje për publikun e gjerë gjatë kësaj vjeshte.
Që të dy yjet e hollywoodit, Washington dhe Roberts, do të shërbejnë si producentë të këtij projekti, së bashku me regjisorin Esmail dhe autorin e romanit, Alam.
Romani me të njëjtin titull e rrëfen historinë e dy familjeve të cilat detyrohen ta kalojnë një fundjavë së bashku, por gjërat shkojnë jashtëzakonisht keq.
Derisa nuk e kanë ndarë ekranin së bashku nga viti 1993, Washington dhe Roberts, u ribashkuan vitin e kaluar në një ceremoni shpërblyese, kur Julia ia prezantoi aktorit veteran një çmim për arritje jetësore, të cilin ia ndau Instituti i Filmit Amerikan.
Roberts po ashtu ka bashkëpunuar me herët me regjisorin, Sam Esmail, në realizimin e dramës “Homecoming”.