Reperi 33-vjeçar, Meek Mill e ka bërë të ditur lajmin se është ndarë nga e dashura e tij, disenjatorja e modës Milan Harris, e cila në muajin maj e solli në jetë fëmijën e tyre të parë, derisa reperi i ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.
Mill ka deklaruar se çifti është ndarë në mënyrë shoqërore dhe se vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin.
“Unë dhe Milano kemi vendosur të qëndrojmë miq dhe ta rrisim fëmijën tanë të ndarë… Ne ende e duam shumë njëri-tjetrin por thjeshtë me mirëkuptim kemi arritur deri te ky vendim,” kishte shkruar reperi në postimin e tij në Twitter.
Çifti e kishte filluar lidhjen një vit para se të bënin publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ndarja e reperit nga e dashura vjen vetëm një javë pasi, Kanye West, deklaroi se kishte dashur të shkurorëzohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, pasi ajo ishte takuar me Meek Millin në një dhomë të hotelit.
Mill i cili në të kaluarën ishte në lidhje me reperen Nicki Minaj, i ka mohuar akuzat e mikut dhe kolegut të tij se është takuar në Kimin në një dhomë hoteli, derisa West pas këtyre spekulimeve i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij.
Edhe
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West
Po ashtu në rrjetet sociale tashmë ka filluar të qarkullojë një fotografi ku dyshja, Meek Mill dhe Kim Kardashian, shihen duke e zhvilluar një takim profesional në restorantit e hotelit “Wldorf”, dhe atë në shoqërinë e filantropes Clara Wu.
{gallery}