Showbiz

Mesazhi prekës i Rita Orës drejtuar kompanisë Apple

Thirrja e këngëtareve me prejardhje kosovare për vendosjen e Kosovës në hartën e kompanisë Apple, nuk ka të mbaruar. Sidomos pas reagimeve të ashpra dhe pavend të popullit serb, ndaj përkrahjes që vajzat tona po ia japin vendit të prejardhjes.

Para gjysmë ore, Rita Ora e ka postuar një mesazh tjetër në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Do të doja ta shoh kompaninë Apple duke i vetëdijesuar njerëzit me vendosjen e Kosovës në hartën e saj! Shqipëria dhe Kosova janë të mbushura me talente të mrekullueshëm, dhe unë jam shumë krenare me të gjitha gratë e fuqishme dhe të talentuara të cilat e përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Po shpërndajmë dashuri, paqe, harmoni dhe unitet së bashku me koleget e mia, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi, Dafina Zeqiri, Ava Max dhe shumë të tjera”.

Me paqe dhe dashuri, vazhdon tutje thirrja e kosovarëve për njohjen e shtetit tonë në të gjitha hartat e botës.