Showbiz

Serbët e sulmojnë Duan online, ajo iu përgjigjet në formën më të mirë

Ishte Dua Lipa e famshmja kosovare me famë botërore e cila e filloi thirrjen ndaj kompanisë Apple, për përfshirjen e Kosovës si shtet në hartën e saj.

Tutje, të njëjtin veprim e vazhduan edhe Rita Ora dhe Gashi, të cilët po ashtu i shfrytëzuan rrjetet e tyre sociale për ta shpërndarë peticionin, “Put Kosovo on the Map”, transmeton Koha.

Dhe ky veprim i artistëve me prejardhje kosovare, zgjoi reagime të shumta tek serbët të cilët nuk hezituan që pakënaqësinë e tyre ta shprehin në forma të ndryshme përmes rrjeteve sociale. Madje, ata e sulmuan aq ashpër me mesazhe fyese Dua Lipën, sa ajo e gjeti mënyrën më të mirë për t’iu kundërpërgjigjur.

Lipa e postoi një fotografi ku shihet flamuri shqiptarë dhe poshtë saj e shpjegon kuptimin e fjalës “Autochthonous”, që do të thotë një banor i një vendi autokton dhe jo i ardhur nga imigrantët ose kolonistët.

 

 

Duke e treguar krenarinë e tyre për vendin e prejardhjes, Dua, Rita dhe Gashi, i bënë të ndihen mirë dhe krenarë fansat e tyre shqiptarë anembanë botës.