Showbiz

Zhanri unik i “Malikut”

Eksperimentimi me rryma muzikore është në trend tash një kohë të gjatë. Një zhanër unik e sjell edhe Mal Maliqi, i njohur për publikun si “Malik”.

Mali zhanrin e tij e krijon duke u inspiruar prej ndodhive nga jeta e përditshme. Për “Top Koha Music”, “Malik” rrëfeu se me muzikë merret që nga mosha 11-vjeçare, ndërsa në vitin 2016 debutoi në skenë me këngën e parë profesionale.

Së fundi ai ka publikuar albumin e titulluar "Malbum - Level Sex", që përmban tetë këngë. Për dallim nga albumi i kaluar i Malit në të cilin këngët kishin lidhshmëri me njëra tjetrën, këtë radhë ato interpretojnë tematika të ndryshme.