Aktori, regjisori dhe producenti 50-vjeçar, Tyler Perry, ka bërë të ditur se do të paguaj për funeralin e vajzës tetë vjeçare, Secoriea Turner, e cila u vra më armë zjarri gjatë fundjavës.
Perry ka thënë se po ndihet i tronditur dhe zemëruar nga vdekja e Turnerit, e cila u vra nga të shtëna me armë zjarri të dielën e kaluar në Atlanta, transmeton Koha. Tutje ai ka deklaruar se do të vazhdoj t’iu ndihmoj gjithë atyre që kanë nevojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të kaluarën, Perry i ka paguar shpenzimet mjekësore të policit nga Georgia, Matt Cooper, i cili ishte qëlluar në kokë me armë zjarri në shtator të vitit 2018. Ai gjithashtu i ka mbuluar të gjitha shpenzimet e funeralit të Rayshard Brooksit, i cili para tri javësh u vra nga policia në Atlanta.
Secoriea Turner ishte në veturën e nënës së saj kur mbi të ranë një breshëri plumbash. Familja ishte duke u munduar ta kthente veturën në një parking, por dalja e tyre ishte bllokuar nga një grup individësh të armatosur. Si pasojë, 8-vjeçarja Turner përfundoi duke qenë viktimë e të shtënave me armë zjarri nga këta persona të papërgjegjshëm.
Aktori dhe krijuesi i filmit “Madea Family Funeral”, Perry gjithmonë ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar njerëzit e komunitetit të tij, duke dhuruar vazhdimisht të holla për fondacione bamirëse si dhe duke bërë donacione të drejtpërdrejta tek familjet e viktimave të rasteve të ngjashme.