Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-gruaja e Deppit do të lejohet në gjykatë për të dhënë dëshmi kundër tij

Avokatët e Johnny Depp nuk kanë arritur të ndalin ish-gruan e tij Amber Heard që të merr pjesë në gjykimin kundër gazetës tabloide të Britanisë The Sun, për të dhënë dëshmi.

Në një urdhër të gjykatës të publikuar të shtunën, gjykatësi Andrew Nicol tha se përjashtimi i Heardit nga dhoma e gjykatës para se të dëshmonte për rastin do të “pengonte palën mbrojtëse në drejtimin e mbrojtjes së tyre”, shkruan AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deppi, 57 vjeç, është duke paditur botuesin e The Sun, News Group Newspapers dhe drejtorin e saj Dan Wooton për shkak të një artikulli në vitin 2018 ku kjo gazetë ka shkruar se Depp ka qenë i dhunshëm ndaj ish-gruas së tij Heard. Ai i mohon këto akuza.

Avokatët e Deppi kishin kërkuar nga gjykatësi që të mos lejoj pjesëmarrjen e Heard në gjykim deri sa të vjen koha kur aktorja dhe modelja 34-vjeçare të japë dëshmi, duke thënë se dëshmia e saj do të jetë më e besueshme nëse nuk është prezentë gjersa Deppi merret në pyetje tërthorazi.

Gjykimi, i cili u shty nga muaji mars për shkak të pandemisë, do të nisë të martën dhe pritet të zgjasë tre javë, transmeton KOHA.

Në mesin e dëshmitarëve tjerë do të jenë edhe ish partneret e Deppit Vanessa Paradis dhe Winona Ryder, të cilat kanë nënshkruar deklarata ku e përkrahin yllin e filmit “Pirates of the Caribbean”.