Amber Heard u tha gjyqtarëve të enjten se një fushatë ngacmimi e zhvilluar kundër saj nga ish-bashkëshorti, Johnny Depp e ka lënë atë të poshtëruar dhe të frikësuar për jetën e saj nga kërcënimet e shumta me vdekje, dhe tha se ajo thjesht dëshiron që "Johnny ta lërë të qetë".
Heard ishte dëshmitarja e fundit në gjyqin gjashtë-javor pasi Deppi ngriti ndaj saj padi për shpifje.
Me kamerat në sallën e gjyqit, miliona njerëz kanë ndjekur gjyqin, dhe interesi dukej se po fitonte vrull ndërsa javët kalonin, derisa Depp dhe Heard po dëshmonin për detajet e shëmtuara të marrëdhënies së tyre, shkruan Associated Press të enjten. Në internet dhe në gjykatë, fansat e Deppit kanë dominuar në mënyrë dërrmuese narrativen.
“Ngacmimi dhe poshtërimi, fushata kundër meje që ka bërë jehonë çdo ditë në mediat sociale, dhe tani përpara kamerave në sallën e gjyqit – po më bën ta rijetoj traumën çdo ditë”, tha Heard të enjten teksa mezi mbante lotët.
Gjatë marrjes në pyetje, avokatja e Deppit, Camille Vasquez i tha Heard se "gënjeshtra e tua i janë ekspozuar botës" dhe e pyeti atë për njerëzit që kundërshtonin pjesë të dëshmive të saj.
Deppi po e padit Heardin për shpifje në Gjykatën e Qarkut Fairfax të Virxhinas lidhur me një shkrim të publikuar në dhjetor të vitit 2018 në “The Washington Post” ku e përshkruar veten si "një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje". Avokatët e Deppit thonë se artikulli ka shpifur ndaj tij ndonëse ai nuk e përmendte kurrë emrin e tij.
Heard tha se shpreson se padia do ta lejojë atë të rifitojë zërin e saj dhe tha se ajo kishte "të drejtën si amerikane" për të botuar një artikull që përshkruante përvojat e saj dhe se si ato lidhen me debatin kombëtar mbi dhunën në familje.
Deppi e ka mohuar se e ka goditur ndonjëherë Heardin dhe thotë se ishte vetë aktorja abuzuese në marrëdhënie.
Heard ka dëshmuar për më shumë se një duzinë rastesh të veçanta të abuzimit fizik që ajo thotë se ka vuajtur nga duart e Depp.
Gjykatësit do të dëgjojnë argumentet përmbyllëse të rastit, të premten.
{gallery}