Grupi “The Rolling Stones” kërcënon se do të ngrit padi kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për shfrytëzimin e paautorizuar të muzikës së tyre në fushatat politike.
Bendi ikonik i muzikës rok i drejtuar nga vokalisti Sir Mick Jagger, ka zbuluar se avokatët e bendit bashkë me organizatën për të drejtat autoriale “BMI” ia kanë dërguar një letër presidentit, duke e paralajmëruar që nëse vazhdon ta shfrytëzojë muzikën e tyre pa autorizim, ata do të detyrohen të ndërmarrin masa ligjore kundër tij, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetra në fjalë i është dërguar ekipit të udhëheqësve të fushatës së Trumpit, pak kohë pasi kënga e bendit “You Can't Always Get What You Want” ishte transmetuar në një tubim politik në Tulsa të Oklahomas.
Ndërkaq për portalin “Deadline”, organizata “BMI” ka bërë të ditur: “Fushata e Trumpit e posedon një licencë të subjekteve politike e cila i autorizon ata për përdorimin e më shumë se 15 milion këngëve nga repertori i organizatës ‘BMI’, kurdo që mbahen ngjarje të tilla politike. Sidoqoftë, ekziston një dispozitë e cila ia mundëson organizatës sonë që t’i largojë nga kjo licencë këngët të cila nuk e kanë lejen e autorit për t’i përdorur në ndonjë fushatë politike. ‘BMI’ e ka pranuar një kërkesë të tillë nga bendi ‘The Rolling Stones’ të cilët refuzojnë shfrytëzimin e këngëve të tyre në fushatat e Trumpit, prandaj edhe i kemi larguar ato nga licenca jonë. Kështu, i këshillojnë udhëheqësit e fushatave politike të Donald Trumpit, që në të ardhmen të mos i përdorin këngët e grupit të njohur, ngase kjo konsiderohet shkelje e marrëveshjes së licencës me organizatën BMI.”
Bendi legjendar i muzikës, “The Rolling Stones”, në vitin 2016 ishte distancuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Anëtarët e bendit përmes një mesazhi të postuar së fundmi në Twitter, kanë deklaruar se nuk e mbështesin Donald Trumpin dhe hiti i tyre, “You Can't Always Get What You Want”, është shfrytëzuar pa leje.