Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Young e padit Trumpin për përdorimin e këngëve në fushatë

Neil Young po e padit fushatën e rizgjedhjes së Donald Trumpit për përdorimin e këngëve të tij pa leje, në mënyrë të përsëritur.

Ylli i rokut thotë se presidenti i SHBA-së ka shkelur të drejtat e autorit duke lëshuar këngët e tij në tubime politike. Kanadezi ka kundërshtuar përdorimin e shprehjes ‘‘Lëkundje në botën e lirë dhe trotuaret e djajve’’, për atë që ai e quajti ‘’fushatë joamerikane e urrejtjes dhe injorancës’’.

Fushata e Trumpit akoma nuk e ka komentuar ngjarjen.

Young tha se ai është ankuar për përdorimin e muzikës së tij nga Trump, që nga viti 2015. Por, është injoruar ‘’me dashje’’, shkruan KOHA.

Këngëtari, që tani është zyrtarisht qytetar i SHBA-së, pasi ka jetuar në vend me dekada, po kërkon dëme deri në 150 mijë dollarë për shkelje.

Këto përfshijnë tubimin e Trumpit në Tulsa, Oklahoma, në qershor, dhe vizitën e presidentit të SHBA-së në Mount Rushmore në korrik.

Edhe Reagon Rufus Wainwright pasi Donald Trump përdori këngën “Halleluja” në fushatë Showbiz Reagon Rufus Wainwright pasi Donald Trump përdori këngën “Halleluja” në fushatë

“Kjo ankesë nuk është aspak për të mos respektuar të drejtën dhe mendimin e qytetarëve amerikanë, të cilët janë të lirë të mbrojnë kandidatin që e zgjedhin”, shkroi avokati i Youngut në dokumentin, që është postuar në faqen e këngëtarit.

“Megjithatë, paditësi me vetëdije të plotë nuk mund ta lejojë përdorimin e muzikës së tij si ‘këngë hyrëse’, në një fushatë përçarëse joamerikane që shpërndan urrejtje dhe injorancë”.