“The Rolling Stones” e ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump se ai mund të përballet me veprime ligjore, po qe se vazhdon të përdorë këngët e këtij grupi në tubimet zgjedhore.
Përmes një deklarate të ekipit ligjor të këtij grupi është bërë e ditur se po punohet me organizatën për të drejtat e performuesve, BMI, për të ndalur përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre.
Ekipi zgjedhor i Trumpit e ka përdorur këngën “You Can't Always Get What You Want”, gjatë tubimit të javës së kaluar në Tulsa të Oklahomës, raporton BBC, transmeton KOHA.
“Rolling Stones nuk e mbështet Donald Trumpin”, kishte bërë të ditur bendi përmes një postimi më 2016.
Artikuj të ngjashëm
-
“The Rolling Stones” e kërcënon Donald Trumpin me padi
-
Muzika në fushata politike
-
Ariana Grande kritikon Trumpin për përdorimin e këngës së saj në një video kundër transgjinorëve
-
ABBA i thotë Trumpit të mos ia përdorë muzikën nëpër fushata
-
Celine Dion nuk i jep leje Trumpit që ta përdorë këngën e Titanikut në fushatë