Reperi i njohur 32-vjeçar, Big Sean, ka folur hapur për eksperiencën e tij si afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se kurrë nuk është ndjerë i lirë, transmeton Koha. Ai po ashtu bëri thirrje për ndryshime drastike në shoqërinë e këtij shteti.
Përmes një videoje të postuar në Twitter dhe Instagram, reperi tha: “Pra dëshironi të flasim për shtetin e shquar për barazi dhe liri? Unë nuk ndihem i barabartë apo i lirë në vendlindjen time. Prandaj, le të flasim hapur dhe ta ngremë zërin për ndryshime drastike në Amerikë.”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i hitit “Single Again”, bëri thirrje për drejtësi në rastin e vdekjes së “George Floydit, i cili vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga polici, Derek Chauvin, i cili në pamjet e incizuara me telefona mobil nga disa kalimtarë të rastit, shihet duke qëndruar me gju mbi qafën e viktimës për nën minuta, pavarësisht se ai po i lutej të largohej ngase nuk po mund të merrte frymë.
Chauvin së bashku me policët e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, janë pushuar nga puna si dhe ai është paditur për vrasje.
“Më në fund e kemi vëmendjen e mbarë botës. Drejtësia duhet të shërbehet në këtë rast. Nuk ka diskutim rreth kësaj. Dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë për të mirë për komunitetin afrikano-amerikan,” ka shtuar tutje Big Sean.
Big Sean, i cili dikur ishte në lidhje romantike me pop yllin Ariana Grande, gjithashtu foli për eksperiencën e tij në protesta si dhe tregoi se ka pasur shumë njerëz që i janë bashkuar turmave të njerëzve, me motive tjera.
Tutje, reperi diskutoi edhe për historinë e diskriminimit në mbarë Amerikën, si dhe deklaroi që shteti ka themele të racizmit.