Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Diddy prapë ka kërkuar të mbrohet në liri

Sean Diddy Combs

Sean "Diddy" Combs

Avokatët e reperit të njohur amerikan, P. Diddy kanë bërë prapë kërkesë që klienti i tyre të mbrohet në liri.

Reperi 55 vjeç, aktualisht po qëndron në paraburgim në Brooklyn në New Yorkut, nën akuzat për krime seksuale.

Sipas revistës “People”, gazetari i se cilës i ka parë dokumentet në fjalë, është raportuar se përmes kërkesës së fundit, ekipi mbrojtës i Diddyt, rastin e tij e përshkruajnë si “të zbehtë”.

Avokatët kanë vënë në pikëpyetje videon që është bërë publike, në të cilën reperi shihet duke e sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij në korridorin e një hoteli, duke thënë se kjo video nuk paraqet provë për atë që akuzohet klienti i tyre.

“Videoja nuk është provë për ‘ndejat e çmendura’, por më shumë duket të jetë një pamje e një marrëdhënieje të ndërsjellë, një dekadëshe, në mes të z. Combs dhe Viktimës 1”, thuhet në deklaratën e avokatëve.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, është deklaruar i pafajshëm dhe mbrojtja në liri i është mohuar dy herë nga dy gjykatës të ndryshëm, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.

Edhe Avokatët e P. Diddyt kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij Showbiz 6 muaj më parë Avokatët e P. Diddyt kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij

Sidoqoftë, pas një debati të gjatë në mes të ekipit mbrojtës të Combsit dhe gjykatëses Robyn Tarnofsky, është bërë e ditur se “ikona globale” do të qëndrojë në paraburgim derisa të fillojë gjykimi kundër tij, në muajin maj të vitit të ardhëm.

Avokati i Combsit, Mark Agnifilo, pati shpjeguar se klienti i tij është i vendosur ta dëshmojë pafajësinë.
“Ai do ta luftojë këtë. Ai është i pafajshëm. Ai erdhi ne New York për ta vërtetuar pafajësinë. Ne i besojmë me gjithë zemër. Ai nuk i ka bërë këto gjëra. Nuk ka asnjë shantazh e as një krim”, pati thënë avokati.