Ylli televiziv, Kim Kardashian West, e ka shënuar përvjetorin e gjashtë të martesës me reperin, Kanye West, duke e postuar një mesazh të shkurtër por të ëmbël në Instagramin e saj.
Bukuroshja 39-vjeçare i ka ndarë dy fotografi të shoqëruara me mesazhin: “Kaluan gjashtë vjet, deri në pafundësi.”
Kim dhe Kanye u martuan në Florence të Italisë në vitin 2014, dhe shquhen si një prej çifteve më të famshëm të showbizit. Së bashku janë prindër të katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Edhe
Kanye West nuk i ka treguar Kimit se po martohet sërish
Ylli i emisionit “Keeping Up with the Kardashians”, në të kaluarën kishte qenë e martuar dy herë, me lojtarin e basketbollit, Kris Humphries dhe me kantautorin, Damon Thomas.
{gallery}