Modelja e njohur 25-vjeçare, Gigi Hadid, thuhet se është në javën e 20-të të shtatzënisë së parë me të dashurin e saj, ish-anëtarin e bendit “One Direction”, Zayn Mailk.
Sipas mediave dhe portaleve të huaja, një burim i afërt me çiftin e ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë duke treguar se familjet dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur me këtë lajm.
Por, deri më tani, Gigi dhe Zyan, nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë për publikun e gjerë.
Megjithëse besohet që modelja është në muajin e katërt të shtatzënisë, në videon e saj të fundit të postuar në rrjetet sociale nuk i vërehet barku i fryrë. Por kjo nuk është për t’u çuditur marrë parasysh se format trupore prej modeleje, mund t’ia fshehin rritjen e barkut edhe për disa javë.
Në të kaluarën, bukuroshja Hadid e cila para pak ditësh e festoi ditëlindjen e saj të 25-të në karantinë, e shoqëruar nga familja e saj si dhe i dashurin, kishte lënë të nënkuptohet se ka mundësi të fillojë të mendojë rreth krijimit të familjes me Malikun. Ajo kishte deklaruar se mezi po e pret të ardhmen e saj jashtë botës së modës.
Ka mundësi që çifti i famshëm i showbizit, i cili gjatë pesë vjetëve të lidhjes ishin ndarë dhe bashkuar disa herë, të vendosin ta rrisin fëmijën e tyre larg shtëpisë aktuale të Hadidit në New York, pasi ajo e kishte pranuar se i pëlqen të largohet nga turma dhe zhurmat e jetës në qytet.