Gigi Hadid është shfaqur në ballinën e revistës “Vogue”, duke pozuar vetëm 10 javë pasi ka lindur fëmijën e saj të parë.
Modelja e famshme amerikane ka thënë në intervistën për këtë revistë se ajo nuk e ndien nevojën që të ngutet për tu kthyer në përmasat që kishte para se të mbeste shtatzënë.
Gigi, 25 vjeçare është shfaqur në ballinën e “Vogue” e veshur me një pallto të firmës “Prada” dhe me flokët e lëshuar, shkruan The Independent.
“E di që nuk jam siç kam qenë më parë por dua të them se jam realiste. Thash vetë me vete se do të pozoja për ballinë e Vogue por nuk ndihesha se duhet të kthehem ashtu siç isha”, ka thënë ajo në intervistë.
Gigi ka lindur në shtator të vitit të kaluar vajzën të cilën e ka quajtur Khai Hadid Malik, me të dashurin e saj, këngëtarin e famshëm, Zayn Malik.
-
Gigi Hadid s’lodhet duke e parë veten në ballina të revistave
-
Gigi Hadid i kthehet pasarelave vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës
-
Gigi Hadid dhe Zayn Malik në pritje të fëmijës së parë
-
Zayn Malik thotë se nuk ishte kurrë i dashuruar me Gigi Hadidin
-
Gigi dhe Bella Hadid prezantojnë motrën e tyre të panjohur deri më tani