Gigi Hadid i është kthyer pasarelave të modës vetëm pak muaj pasi ka lindur fëmijën e saj të parë.
Supermodelja amerikane ka marrë pjesë të premten në “Milan Fashion Week” duke iu kthyer profesionit të saj vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së saj Khai, me të dashurin e saj Zayn Malik.
Gigi 25 vjeçare i është bashkuar kolegeve të saj për të bërë ecjen në këtë ngjarje të madhe të modës në Itali, me veshje të Versace.
Krah saj, në këtë ngjarje të modës ka parakaluar edhe motra e saj më e vogël, Bella Hadid 24 vjeçare, ndërkohë Gigi ka mahnitur të gjithë me kthimin e formave trupore pothuajse njëjtë siç i kishte para se të bëhej nënë.

Artikuj të ngjashëm
-
Gigi Hadid thotë se nuk e ndien nevojën të kthejë përmasat që kishte para shtatzënisë
-
Gigi dhe Bella Hadid prezantojnë motrën e tyre të panjohur deri më tani
-
Gigi Hadid e zyrtarizon edhe në rrjete sociale lidhjen me Bradley Cooperin
-
Gigi Hadid s’lodhet duke e parë veten në ballina të revistave
-
Bella Hadid rikthehet në Victoria’s Secret