Supermodelja e njohur botërore, Gigi Hadid, nesër mbush 25-vjet.
Gigi emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura "Gigi" Hadid, u lind në Los Angeles në vitin 1995 nga prindërit, Mohamed dhe Yolanda Hadid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2013, kur ishte vetëm 18-vjeçare, Hadid nënshkroi kontratë si modele me agjencinë “IMG Models Worldwide”. Hapat e saj në këtë biznes i kanë ndjekur edhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Bella dhe Anwar, transmeton Koha..
Gigi Hadid shquhet si një prej modeleve më të kërkuara dhe të pëlqyera në fushën e modës. Në vitin 2016 ajo e fitoi çmimin “Modelja më e mirë e vitit”, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “British Fashion Awards”.
Hadid ka qenë pjesë e sfilatave të disa prej shtëpive të modës dhe disenjatorëve më të famshëm në botë si, Tommy Hilfiger, “Victoria's Secret” dhe “Chanel”.
Modelja e famshme ka qenë në lidhje dashurie me ish-anëtarin e bendit “One Direction”, Zayn Malik, nga fundi i vitit 2015 deri në mars të 2018. Së fundmi ata janë fotografuar së bashku, çka e ka shtyrë publikun të spekulojë se çifti mund të jetë ribashkuar sërish.