Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gigi Hadid planifikon familje pas bashkimit me Zayn Malikun

Foto: Getty Images

Supermodelja Gigi Hadid dhe ish-këngëtari i grupit “One Direction”, Zayn Malik, kanë elektrizuar së fundmi fansat e tyre teksa e kanë nisur sërish marrëdhënien e tyre romantike, dy vjet pas ndarjes.

Modelja 24-vjeçare e “Victoria Secrets” ka zbuluar së fundmi se mendon që të nisë një familje me këngëtarin 27-vjeçar dhe se është optimiste për një të ardhme larg pasarelave, transmeton Koha Ditore.

Në një intervistë të fundit ajo ka thënë: “Mendoj se teksa po rritemi… ndoshta një ditë do të krijoj familje, pasi që nuk e di nëse do të jem gjithmonë modele. Ana krijuese e modës është shumë tërheqëse dhe plotësuese dhe njerëzit me të cilët punoj më bëjnë të lumtur, ama kurrë nuk i dihet, ndoshta do të filloj të bëhem një amvise dhe mos të merrem më me gjëra të tjera”.