Ka vdekur ish i dashuri i 50-vjeçares, Jennifer Lopez.
David Cruz dhe këngëtarja e aktorja e njohur, e kishin filluar lidhjen romantike sa ishin në shkollë të mesme, ndërsa kishin qëndruar së bashku nga viti 1985 deri më 1993, transmeton Koha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas uebfaqes TMZ.com, Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të New Yorkut e ka konfirmuar lajmin se Cruz, i cili ishte vetëm një vit më i vjetër se Lopezi, fatkeqësisht ka vdekur të shtunën më 21 mars në spitalin “Mount Sinai West” në Manhattan, si pasojë e një sëmundjeje të zemrës.
Partnerja e tij prej kohësh, Isa Cruz, e ka kujtuar atë si një burrë të sjellshëm dhe të dashur, si dhe një baba i përkushtuar ndaj djalit të saj.
“Ai ishte i sjellshëm dhe i dashur. Asnjëherë nuk i ka fshehur ndjenjat apo mendimet e tij dhe ka qenë gjithnjë shumë i hapur me të gjithë. Ai ishte një baba i përkushtuar dhe më ka ndihmuar në çdo formë ta rrisja djalin tim i cili tani shërben në Marinë. Ai i adhuronte ekipet e “Yankees” dhe “Knicks”. I pëlqente të shkonim në teatër bashkë. Dhe më e rëndësishmja, ai gjithmonë sigurohej që secilën fjali ta përfundonte me fjalën “Të dua”,” citohet të ketë thënë Isa Cruz.
Jennifer Lopez aktualisht është e fejuar me ish lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, ndërsa në të kaluarën ka qenë e martuar tri herë, me Cris Judd, Ojani Noa dhe me yllin e muzikës, Marc Anthony, me të cilin i ka binjakët 12-vjeçar, Max dhe Emme. Shkurorëzimi i çiftit kishte përfunduar në viti 2014.
Këngëtarja e hitit “On The Floor” në të kaluarën ka pasur lidhje romantike edhe me personalitete të njohura të showbizit si: Drake, Puff Diddy, Ben Affleck dhe Casper Smart.