Është lansuar trailleri i ri i filmit të shumëpritur “Black Widow”, dhe sipas tij data e lansimit mbetet e pandryshuar.
Scarlett Johansson rikthehet në rolin e superheroinës së famshme, e cila për herë të parë iu prezantua publikut në filmat, “Iron Man” dhe “Avengers”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel, fokusohet në të kaluarën e protagonistes Natasha Ronanoff, dhe na zbulon si ka arritur ajo të shndërrohet në luftëtaren e guximshme të njohur si “Black Widow”.
Përveç Johanssonit, në filmin e ri luajnë edhe aktorët David Harbour, Florence Pugh, Rachel Weisz, O-T Fagbenle dhe Ray Winston. Cate Shortland e ka bërë regjinë e tij, ndërsa skenari është shkruar nga Ned Benson dhe Jac Shaeffer.
“Black Widow” do të lansohet sipas planit, më 1 maj të këtij viti, edhe pse ende nuk dihet nëse do të promovohet me premiera të zakonshme të përcjella me qilim të kuq, kjo për shkak të panikut që e ka kapluar publikun mbarëbotëror rreth përhapjes së koronavirusit.