Kur filmi me buxhet të lartë “Black Widow” të lansohet, ju mund ta zgjidhni aventurën tuaj, nëse dëshironi të shikoni në ekran të madh apo nga rehatia e shtëpisë suaj.
Studioja filmike “Disney” ka bërë të ditur se filmi me protagoniste aktoren Scarlett Johansson, do të debutoj në të njëjtën kohë nëpër kinema dhe në platformën digjitale “Disney+”. Por, për ta shikuar këtë projekt të shumëpritur nga publiku mbarë botëror, duhet qenë abonues të kësaj platformë, si dhe të paguani ekstra 30 dollarë.
“Black Widow” i cili pësoi ndryshim të datës së lansimit disa herë për shkak të pandemisë, prite të filloj së shfaquri më 7 maj të këtij viti por është shtyrë edhe një herë, dhe tani vjen nëpër kinema dhe në “Disney+” më 9 korrik 2021.
Filmi i cili bazohet në universin “Marvel” fokusohet në historinë e Natasha Romanoffit, ndryshe e njohur si Black Widow dhe zë vend pas ngjarjes së filmit, “Captain America: Civil War”.
Në projektin “Black Widow” ku luan edhe aktorja Florence Pugh, e cila e portretizon rolin e Yelena Belovas që është si motër e Natasha Romanoffit, pasi ato janë rritur dhe trajnuar bashkë, nuk është filmi i vetëm që do të lansohet nëpër kinema dhe në platforma digjitale në të njëjtën kohë. “Cruella” me protagoniste aktoren e njohur hollywoodiane, Emma Stone, po ashtu do të shfaqet në të njëjtën mënyrë, dhe data e lansimit të tij mbetet e njëjtë, 28 maji i këtij viti.
Sidoqoftë, projekti tjetër i studios “Marvel” me titull, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, do të lansohet nëpër kinema në formë tradicionale, më 3 shtator. Kurse filmi i animuar i studios “Pixar”, “Luca”, do të jetë i qasshëm për publikun përmes platformës “Disney+”, nga 18 qershori.
Gjatë këtij muaji, kinematë në New York më në fund u hapën me filmin e animuar, “Raya”, i cili njëkohësisht po i kryeson arkat filmike të Amerikës Veriore me arkëtimin e të hollave nga shitja e biletave.