Është lansuar trailleri i ri i filmit të shumëpritur “Black Widow”, dhe sipas tij data e lansimit mbetet e pandryshuar.
Scarlett Johansson rikthehet në rolin e superheroinës së famshme, e cila për herë të parë iu prezantua publikut në filmat, “Iron Man” dhe “Avengers”.
Filmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel, fokusohet në të kaluarën e protagonistes Natasha Ronanoff, dhe na zbulon si ka arritur ajo të shndërrohet në luftëtaren e guximshme të njohur si “Black Widow”.
Përveç Johanssonit, në filmin e ri luajnë edhe aktorët David Harbour, Florence Pugh, Rachel Weisz, O-T Fagbenle dhe Ray Winston. Cate Shortland e ka bërë regjinë e tij, ndërsa skenari është shkruar nga Ned Benson dhe Jac Shaeffer.
“Black Widow” do të lansohet sipas planit, më 1 maj të këtij viti, edhe pse ende nuk dihet nëse do të promovohet me premiera të zakonshme të përcjella me qilim të kuq, kjo për shkak të panikut që e ka kapluar publikun mbarëbotëror rreth përhapjes së koronavirusit.
-
Scarlet Johanssoni nuk do t’i kthehet rolit të superheroines në “Black Widow”
-
Ndryshon data e lansimit të filmit “Black Widow”
-
Data e lansimit të filmit “Black Widow” mbetet e pandryshuar
-
Florence Pugh do ta portretizojë heroinën “Black Widow” në filmat e ardhshëm
-
Marvel prezanton fragmentin e parë për “Black Widow”