Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin Orlando Bloom.
Ylli njoftoi për shtatzëninë përmes një videoklipi të këngës së saj të fundit “Never Worn White”, duke treguar barkun e fryrë në skenat e fundit të klipit katër minutësh.
Perry, që më parë ishte e martuar me Russel Brandin, është në lidhje me Bloomin që nga viti 2016.
Në një postim në Instagram, Perry u ka thënë fansave se “janë tejet të lumtur” dhe se fëmija do të vijë në të njëjtën kohë me albumin e saj të gjashtë, gjatë verës.