Pop ylli 30-vjeçar shfaqet e panjohur në videoprojektin e saj të ri muzikor, ku e portretizon një burrë.
Videoklipi i këngës së fundit të Swiftit, “The Man” e jetëson tekstin i cili flet për atë se sa ndryshe i sheh bota, burrat nga gratë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe falë mrekullisë së grimit dhe teknologjisë, këngëtarja bukuroshe Swift, transformohet në një burrë krenarë dhe me karakter të ashpër i cili vepron sipas dëshirës, pa u frikësuar nga paragjykimet dhe çdo gjë që ai e bënë pritet me duartrokitje nga të tjerët. Dhe pikërisht për këtë flet kënga, refreni i së cilës është “Po të isha burrë, do të isha burri më i fuqishëm”.
Swift, e cila e ka bërë regjinë e videoklipit, mundohet që përmes tij ta shfaq trajtimin që shoqëria ia bënë grave në përgjithësi. Po ashtu, në fund të këngës, Swift ia sjellë publikut një video të shkurtër që e shfaq transformimin e saj në një burrë.
Rol të shkurtër në këtë klip ka edhe aktori, Dwayne "The Rock" Johnson, i cili e ka huazuar zërin për kryepersonazhin e këngës të portretizuar nga këngëtarja amerikane.
“The Man”, ka vetëm 24 orë që është publikuar në platformat muzikore, dhe i numëron më shumë se 10 milionë klikime në YouTube.