Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Harry Styles është kërcënuar me thikë nga një grabitës në Londër

Ylli i hitit “Adore You”, ishte përfshirë në një grabitje për festën e Shën Valentinit, me ç’rast atij i ishte afruar një burrë që ia kishte nxjerrë thikën dhe i kishte kërkuar t’ia dorëzojë të hollat.

26-vjeçari Styles, ia kishte dorëzuar të gjitha paratë që i kishte me vete, dhe tani po ndihet falënderues që ka shpëtuar pa lëndime nga ky incident, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, një burim i afërt i këngëtarit, për portalin “Mirror” kishte deklaruar: “Në fakt ai qëndroi shumë i qetë gjatë kësaj situate, duke ia dorëzuar grabitësit shpejtë të hollat, dhe duke e mbajtur atë dhe veten të qetë gjatë gjithë kohës. Kuptohet se më pas, kjo eksperiencë e ka lënë atë të shumë të tronditur”.

Policia e ka konfirmuar lajmin se një grabitje kishte ndodhur të premten më 14 shkurt, por nuk e ka përmendur emrin e yllit britanik të muzikës.

Incidenti në fjalë kishte zënë vend vetëm disa orë para se modelja dhe prezantuesja e njohur, Caroline Flack, e cila ishte ish e dashura e Harryt, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër të shtunën më 15 shkurt.