Të premten, ilustratori dhe karikaturisti i njohur nga Los Angelesi, Obi Arisukwu, e ndau me publikun një prej punimeve të tij të fundit, ku përfshihet çifti më i përfolur mbretëror, Meghan Markle dhe Princi Harry.
Ilustrimi e shfaq dukën dhe dukeshën e Sussexit në të njëjtën pozë me ikonat amerikane të muzikës, Beyonce dhe Jay-Z, sikurse në ballinën artistike të hitit të tyre “Apesh*t”, nga albumi i vitit 2018 “Everything Is Love”, raporton Koha.net.
Por, ndryshe nga fotografia e çiftit muzikor, të cilët në prapavi e kanë portretin e famshëm të Mona Lisas, në ilustrimin e krijuar nga Arisukwu, prapa çiftit mbretëror shihet portreti i Princeshës Diana.
{gallery}
"Kur mbretëria zezake takohet me mbretërinë britanike. Një dedikim për vendimin e Princit Harry dhe Meghanit për t’u rebeluar ndaj mos respektit dhe situatave toksike që i kanë përjetuar në Britani të Madhe,” kështu e kishte përshkuar ilustratori, punimin e tij madhështor.
Ky ilustrim, jo vetëm që i referohet largimit të fundit të dyshes, Harry dhe Meghan, nga obligimet e familjes mbretërore, por gjithashtu e feston raportin e çiftit me Beyoncen dhe reperin Jay-Z. Meghan dhe Beyonce, bashkë me burrat e tyre, ishin takuar për herë të parë në korrik të 2019-s në premierën londineze të filmit “The Lion King”.