Showbiz

Jimmy Fallon dhe Alanis Morissette interpretojnë në metro, ku nuk i njeh askush

Këngëtarja Alanis Morissette (45) dhe komediani televiziv Jimmy Fallon (45) i befasuan kalimtarët dhe udhëtarët e shumtë në New York, në stacionin e metrosë ku së bashku i kënduan këngët e Krishtlindjeve. Ishte kjo, natyrisht, një pjesë e planifikuar me kujdes nga 'The Tonight Show' i Fallon, por në ato momente, pak nga pjesëmarrësit ishin në dijeni se për çfarë bëhej fjalë.

Morissette u paraqit me një paruke bionde, syze dielli dhe kapelë retro, ndërsa Fallon me një mjekër të gjatë dhe syzet e pashmangshme të diellit, të gjitha që maskimi të ishte sa më i suksesshëm.

Dueti i famshëm e hapi koncertin e tyre jozyrtar me klasikun e njohur të Krishtlindjeve 'The Little Drummer Boy' nga Bing Crosby, të cilin ndoshta më të famshëm e bëri versioni i David Bowie, shkruan KOHA Ditore. Turma u mblodh gjithnjë e më shumë, kryesisht këndonte Morissette, ndërsa Fallon përpiqej ta mbante ritmin. Interpretimin e përfunduan me ‘You You Oughta Know’, hitin e madh të këngëtares së viteve ‘90, dhe pastaj nuk mund të heshtnin më.

Image

“Faleminderit shumë të gjithëve dhe urime festat! Unë jam Jimmy Fallon, ndërsa kjo është Alanis Morissette”, - zbuloi komediani, derisa e hiqte mjekrën.

Kalimtarët entuziastë i ndanë pamjet në rrjetet sociale, ndërsa që performanca interesante të mos kalonte pa u vërejtur, u sigurua edhe vetë Fallon në emisionin e tij të njohur talk show në televizionin NBC, kur ua tregoi shikuesve pjesën e atmosferës.