Rami Malek nuk pendohet që e ka puthur Daniel Craigin pasi që dyshja u lidh derisa xhiruan një skenë për filmin e ri të James Bondit.
Ylli i “Bohemian Rapsody” e luan Safinin, keqbërësin më të ri të Bondit në vazhdimin e ardhshëm të 007, “No Time to Die”, ndërsa në tetor (2019) ai zbuloi se ai dhe Daniel ishin puthur gjatë xhirimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse ishte penduar për puthjen dhe bërjen e saj publike gjatë një interviste në emisionin britanik të mëngjesit Lorrene, aktori tha: "jo" sepse momenti në fjalë kishte ardhur për shkak të krenarisë për një ide që ai e solli në një skenë të përbashkët, shkruan KOHA Ditore.
"Unë isha ‘fëmija i ri në bllok’ dhe po vija me shumë ide", shpjegoi ai. "Më ka ndodhur të kem një ide të mirë e cila u fut në film, kështu që mendoj se e meritoi që ai të më rrëmbente dhe të më puthte."
Ylli gjithashtu e vlerësoi krijuesin e “Fleabag”, Phoebe Waller-Bridge, i cili u soll nga producentët për ta përpiluar skenarin, pasi që ai shtoi humor të vërtetë në filmin e ri.
"Është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, pavarësisht nëse e shikon Fleabag ose Killing Eve", tha ai.
“No Time to Die” do të dalë në prill.