Kthimi i Christoph Waltz si keqbërësi më i famshëm i James Bondit, Blofeld, është konfirmuar në fragmentin e parë për filmin e ri “No Time To Die”.
Aktori gjermano-austriak e luajti rolin ikonik në vazhdimin e mëparshëm të vitit 2015, “Spectre”, në të cilin fati i tij mbeti i paqartë pasi helikopteri i tij u qëllua nga Bondi.
Me gjithë thashethemet se Blofeld do të kthehej, Waltz aludoi shumë në intervista se ai nuk do të kthehej – ndërsa Rami Malek do ta merrte përsipër rolin e kundërshtarit kryesor të superspiunit të Daniel Craig - por shefi i Spectre paraqitet shkurt në fragmentin e ri.
Në të, Blofeld shihet i burgosur në një qeli të sigurisë së lartë dhe thotë, "Kur sekreti i saj del në sipërfaqe, kjo do të jetë vdekja e tij", ndërsa skena të tjera sugjerojnë se Bondi zbulon diçka shkatërruese për një personazh tjetër që kthehet, Dr. Madeleine Swann të cilën e luan Lea Seydoux.
Një moment tjetër i veçuar janë pamjet e para të keqbërësit kryesor të Rami Malek, Safin, të cilin Bond e akuzon se po përpiqet ta "luante Zotin" kur përballen, shkruan KOHA Ditore. Fansat kanë spekuluar se Safin mund të jetë version i një keqbërësi tjetër legjendar nga franshiza, Dr. No.
Karakteri i Craig shihet duke e nisur fillimin e filmit në pension dhe tregohet gjithashtu duke e takuar zëvendësimin e tij si 007, Nomi, të cilën e luan Lashana Lynch.
Edhe
Christoph Waltz megjithatë do të luajë edhe në një film të "Bondit"
Pas takimit me paraardhësen e vet, Nomi shihet duke i thënë Bondit se "bota ka vazhduar" dhe "të mos përzihet" ose ajo do ta qëllojë në gju - duke u tallur më vonë me moshën e tij duke shtuar "në gjurin që funksionon".
“No Time to Die”, i cili besohet të jetë filmi i fundit i Craig si 007, do të falë në kinema në prill (2020).