Showbiz

Rami Malek bën shaka për “fytyrën e tij prej të ligu”

Rami Malek bëri shaka se ka “fytyrë prej të ligu” gjatë monologut hyrës për emisionin “Saturday Night Live”.

Ylli i “No Time To Die” e luan rolin e të ligut në fimin e ri të Bondit, Lyutsifer Safin, që do të jetë i fundit për Daniel Craigun si 007.

Aktori që e ka lujatur rolin e frontistit të ndjerë të “Queen”-it, Freddie Mercury, në “Bohemian Rhapsody” dhe bëri shaka se gjithmonë luan role “intensive”, teksa po e drejtonte emisionin e natës. Ai bëri shaka: “Kam luajtur shumë role dramatike në karrierën time, kohët e fundit si i ligu në filmin e ri të Bondit. “Zakonisht nuk bëj komedi. Prirem t’i luaj këto personazhe vërtet intensive, gjë që ka shumë kuptim sepse njerëzit më thonë se e kam fytyrën e të ligut”.

Mirëpo, vetë Daniel është paraqitur i veshur si një princ mbretëror në vend të këngëtarit të ndjerë të “Purple Rain”, pasi mbërriti për audicion për një biografi për legjendën e muzikës. Rami dhe ylli i “Kenan & Kel”, Kenan Thompson, aplikuan për filmin e drejtuar nga Jordan Peele, i cili tha: “Ua, kjo do të jetë e vështirë - para së gjithash, ju djema jeni dy zgjedhjet e mia kryesore për ta luajtur Princen në filmin biografik?” Duke mbërritur vonë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, Daniel, 53 vjeç, kishte thënë: “A jam vonë? Për të marrë pjesë në audicion për rolin e princit?”

Ndërkohë, ylli i “Mr. Robot” e ka rikujtuar takimin me një anëtar të vërtetë të familjes mbretërore britanike. Ramit kishte ofruar të kujdesej për Dukën dhe Dukeshën e Cambridges, kur e takoi bashkëshorten e Princit William, Catherine, në BAFTA në shkurt të 2019-s.

Aktori 40-vjeçar u tha se do t’u ndihmonte, pasi ata sapo kishin mirëpritur fëmijën e tyre të tretë Princin Louis, tani trevjeçar, në prill të 2018-s.

Ai ka thënë: “Gjëja më qesharake në lidhje me këtë ishte se unë thashë: “Nëse ndonjëherë keni nevojë për një ditë pushimi, pak kohë vetëm, më keni opsion rezervë”.