Showbiz

Versioni njerëzor i Kenit bëhet Barbie

Versioni njerëzor i Kenit bëhet Barbie
 

Njeriu i varur nga kirurgjia estetike Rodrigo Alves (36) i ka kryer më shumë se 70 operacione plastike në vete dhe është bërë i njohur si 'Keni njerëzor'. Në krahasim me më parë, sot ai duket i panjohshëm.

Ai i është nënshtruar dhjetë operacioneve në hundë, face lift, implante në prapanicë, heqjen e brinjëve, transplantimin e flokëve... Për shkak të të gjitha korrigjimeve ai ka pasur probleme shëndetësore serioze, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, Rodrigo është ende duke i bërë disa ndryshime. Edhe pse ka hequr dorë nga operacionet, ai i ka drejtuar dhëmbët, ndërsa risia e fundit janë ekstensionet. Tani 'Keni njerëzor' ka flokë të gjatë dhe të zbardhur.