Një grua që e bleu një bluzë të Chris Brown në shitjen e tij të organizuar në Tarzana, California, të mërkurën ka gjetur një befasi kur u kthye në shtëpi - një shishe pilulash të mbushur me marihuanë.
Blerësja e paemëruar, e cila ishte ndër personat me fat që pati qasje në ngjarjen dyditore jashtë shtëpisë së yllit të R&B, tha për TMZ që e kishte gjetur shishen me marihuanë, të etiketuar Panda Smoke, derisa po i kontrollonte xhepat e artikullit që e kishte blerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitja e organizuar fillimisht pritej të zgjaste nga 10 e mëngjesit deri në 7 në mbrëmje të mërkurën, por meqë fansat dhe blerësit vazhdonin të vinin, Brown dhe ndihmësit e tij që e organizuan shitjen, e zgjatën ngjarjen edhe për një ditë, shkruan KOHA Ditore.
Shumë njerëz që dolën të parët në radhë nëpër rrugë dhe u lejuan të blinin dhe të kërkonin gjësende, u mahnitën nga çmimet, duke shpenzuar qindra dollarë në veshjet e markave të njohura me vlerë prej mijëra dollarësh.
Shumica po planifikojnë t'i rishesin artikujt në internet.