Kevin Jonas e përjetëson bashkëshorten përmes tatuazhit

Kevin Jonas e përjetëson bashkëshorten përmes tatuazhit

19 October 2019 13:09

Kevin Jonas e ka përjetësuar bashkëshorten e tij me një tatuazh të ri.

Ylli i popit e ka postuar në Instagram një fotografi të tatuazhit të ri, në të cilin është bashkëshortja e tij Danielle në fustanin e Giambattista Valli që ajo e kishte veshur në video klipin e “Jonas Brothers” për hitin “Sucker”.

Artisti i tatuazheve Winter Stone e krijoi dizajnin e siluetës, shkruan KOHA Ditore.

"Një shtesë krejt e re për familjen", e përshkroi foton Kevini. "Jam shumë krenar për këtë kohë që po e kalojmë në jetën tonë dhe që do ta kujtoj këtë me @daniellejonas përgjithmonë!"

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme