Showbiz

“Joker” vazhdon dominimin nëpër kinematë në mbarë botën

“Joker” vazhdon dominimin nëpër kinematë në mbarë botën

Në kinematë amerikane kanë mbërritur madje tre filma të rinj, por asnjëri nuk ishte aq i fortë sa ta rrëzojë Jokerin, i cili gjatë fundjavës së dytë të shfaqjes ende e mban vendin e parë në tregun e brendshëm (Amerikën e Veriut) dhe në pjesën tjetër të botës.

Filmi tashmë është bërë një hit i madh për Warner Bros: për vetëm 12 ditë i ka inkasuar gjithsej 543 milionë dollarë, ndërsa interesi për të nuk është zbehur.