Qeveria kineze e ka ndaluar South Parkun pasi që seria e popullarizuar televizive e kritikoi politikën e tyre të censurës javën e kaluar. Satira ikonike e animuar ka arritur deri në sezonin e vet të 23-të, dhe në të njëjtin numër vitesh të paktë janë ata që nuk i ka ‘thumbuar’.

Autoriteteve në Kinë nuk u ka pëlqyer episodi “Band in China”, ndërsa sipas Hollywood Reporter, ata i hoqën të gjitha episodet nga të gjitha platformat në vend, shkruan KOHA Ditore. Asgjë për ekzistencën e South Parkut nuk mund të gjendet në Kinë në rrjetet sociale apo në forume.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrijuesit e serialit, Matt Stone (48) dhe Trey Parker (49), në episodin “e diskutueshëm” e futën edhe karakterin e Winnie the Pooh. Në vendin me censurë mjaft bizare seria është ndaluar dy vjet më parë, pasi personazhi i animuar filloi të krahasohej me presidentin kinez Xi Jinping (66).

Pas ndalimit, autorët u prononcuan dhe “kërkuan ndjesë” nga autoritetet kineze.
“Rroftë Partia Komuniste e Kinës! Xi nuk duket fare si Winnie Pooh, ndërsa ne i preferojmë më shumë paratë sesa lirinë dhe demokracinë. Kinë, a jemi mirë tani?”, - iu drejtuan me ironi censuruesve Stone dhe Parker.