Edhe Zayn Malik rruan kokën

Edhe Zayn Malik rruan kokën

10 October 2019 08:45

Ish këngëtari i bendit të shumë-popullarizuar “One Direction”, Zayn Malik (26), pas disa muajve të mungesës është kthyer në mediat sociale. Ai e ndau me fansat një foto dhe i shokoi ata me ndryshimin që e kishte bërë.

Zayn i kishte rruar flokët tullac dhe kështu disa i zhgënjeu dhe disa i mahniti. Këngëtari përndryshe njihet edhe për flokët e tij të errëta të cilat ndonjëherë i lëshon lirshëm, shkruan KOHA Ditore. Ai i ka mbledhur më shumë se dy milionë pëlqime për foton.

Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh me këngëtarin, por fansat janë të shqetësuar pasi që Zayn muajin e kaluar nuk ishte në dasmën e motrës së tij Safaa. Ai paraqitet rrallë në rrjetet sociale, dhe nuk është shfaqur në publik që nga maji kur e vizitoi premierën e filmit Aladdin.

“'Na ke munguar', 'Mos u largo më' – i thanë fansat në komentet e fotos. Në gusht, u zbulua se Zayn kishte vendosur ta shiste shtëpinë për 10 milionë dollarë, shtatë muaj pasi u nda nga Gigi Hadid (24).

Këngëtari deklaroi se prej disa kohësh po lufton me çrregullim anksioze. Ai e kuptoi se problemet nuk duhet të “futen nën tepih”, por duhet ballafaquar me to.

“Gjëja më e rëndësishme është të jesh i sinqertë me veten. T’ia shpjegosh vetes se pse ndiheni të shqetësuar dhe çfarë ju bën të lumtur”, - tha këngëtari. Ai shtoi se ngadalë po e stabilizonte jetën e tij dhe zbuloi se ishte i gatshëm të kthehej në studio për ta regjistruar albumin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme