Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vanessa Williams, zezakja e parë Miss America

Vanessa Williams më 17 shtator të vitit 1983, është bërë zezakja e parë Miss America.

Vanessa Williams ka lindur në mars të vitit 1963. Ajo është një aktore, këngëtare dhe stiliste amerikane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Williams u kritikua disa javë para se të merr kurorën e miss-it, kur revista Penthouse bleu dhe botoi pa autorizimin e saj disa fotografi nudo. Asaj iu bë presion për të hequr dorë nga titulli i saj, dhe u pasua nga garuesja e parë, Miss New Jersey 1983, Suzette Charles.

Ajo ishte Miss Amerika e parë që hoqi dorë nga kurora e saj. Tridhjetë e dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2015, kur Williams shërbeu si gjyqtare kryesor për konkursin e Miss America 2016, ish drejtuesi i Miss America, Sam Haskell i bëri një falje publike asaj për ngjarjet e vitit 1984.