Showbiz

Ka mbushur 70 vjet, nuk ka fituar Oscar, kurse së fundi i ka lindur një djalë

Aktori amerikan Richard Gere i ka mbushur para pak ditësh 70 vjet, ndërsa në fillim të vitit atij i lindi edhe djali Alexander. Me prejardhje nga Philadelphia, ai u rrit në fermën e babit të tij afër qytetit të Siracuse, në shtetin federal New York.

Qysh në ditët shkollore ai filloi të merret me aktrim në grupin teatral shkollor. Ai interpretoi në disa instrumente: piano, kitarë, bori. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në vitin 1969 me role të ndryshme në produksionet e Broadwayt.

Megjithatë, vetëm në vitin 1980 ai u bë i famshëm në 'American Gigolo'. Përveç talentit, pamja e tij ishte përparësi e madhe për role të shumta, por kurrë nuk fitoi Oscar, shkruan KOHA Ditore. Me Julia Roberts (51), ai i realizoi filmat 'Pretty Woman' dhe 'Runaway Bride', ndërsa publiku e kujton për filmat 'Autumn in New York', 'An Officer and a Gentleman', 'First Knight', 'Jackal'...

T’ju rikujtojmë, shtatorin e kaluar, Gere dhe bashkëshortja e tij, përndryshe sipërmarrëse dhe PR, Alejandra Silva, 36 vjeç, e bënë publik lajmin e lumtur që po e prisnin fëmijën e tyre të parë, edhe pse për aktorin e njohur ky nuk është fëmija i parë. Gere tashmë e ka një djalë, Homer James Jigme, 19 vjeç, me aktoren Carey Lowell, 58 vjeç.

Image

Ai ishte martuar me të nga viti 2002 deri në vitin 2016, dhe ishte i martuar edhe me modelen Cindy Crawford (53) nga viti 1991 deri në vitin 1995. Edhe Alejandra nga një martesë e kaluar e ka një djalë i cili quhet Albert (7).

“Një moment shumë i veçantë. Jemi bekuar me thesarin tonë që po vjen. Nuk mundëm ta publikonim këtë lajm para se t'ia tregonim Shenjtërisë së Tij Dalai Lama”, – e postoi Alejandra lajmin e lumtur në mediat sociale.

Edhe pse dallimi në moshë është madje 34 vjet, kjo nuk i ndaloi ata të vendosin ta zgjerojnë familjen.