Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ri të mërkurën se armiqtë e Iranit duhet “të presin një veprim të fuqishëm” të forcave të armatosura të tij, pas sulmit që tha se pati cak infrastrukturën iraniane të naftës dhe energjisë.
Paralajmërimi erdhi pasi Teherani akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për sulme ndaj objekteve të prodhimit të naftës dhe gazit natyror në Iran, përfshirë fushën e gazit natyror South Pars, më e madhja në botë.
Nëse ky sulm konfirmohet, do të shënojë të parin mbi objektet e naftës dhe gazit natyror në këtë luftë.
Një zyrtar izraelit i tha CNN-it se sulmi i Izraelit në objektin South Pars u krye në koordinim me SHBA-në.
Garda iraniane theksoi se një “armik kriminal” ka “shkelur pjesë të infrastrukturës së naftës dhe energjisë së Iranit” duke kërcënuar me hakmarrje nëse objektet energjetike, të gazit apo të tjera do të bëhen cak.
Edhe
Trumpi kërcënon ta shkatërrojë fushën më të madhe të gazit në botë që ndodhet në Iran
Ajo po ashtu bëri thirrje për evakuim banorëve dhe punëtorëve në objektet e naftës në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
SHBA-ja bombardon fuqishëm Iranin, Teherani zotohet për hakmarrje
Ushtria amerikane ka thënë të martën vonë se ka përdorur bomba të fuqishme "thellë depërtuese" për...-
Irani mesazh shteteve të Gjirit: Thuajini Trumpit të heqë dorë, ose do t'ju godasim rëndë
-
Irani zotohet të mos lejojë “asnjë pikë të vetme” nafte apo gazi të kalojë nëpër Hormuz
-
Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja
-
Irani thotë se asnjë port në rajon nuk do të jetë i sigurt nëse portet e tij kërcënohen