Seria televizive “Nusja nga Stambolli” fillon transmetimin këtë të hënë, më 2 shtator, vetëm në KTV.
Pas një pauze verore, rikthehet seria e shumëpritur nga shikuesit, me episode të reja të sezonit të tretë dhe të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe ky sezon do të ketë kastën e aktorëve të njohur për shikuesit e serialit, Ozcan Deniz në rolin e Farukut, Asli Enver në rolin e Syrejasë dhe Ipek Alcin në rolin e zonjës Esma Boran. Shumë zhvillime të reja, ngjarje dramatike dhe situata të panjohura për mbarë familjen Boran shpalosen në këtë sezon.
Episodi i 183-të do të fillojë me një jetë të re për Boranët, të cilët janë të detyruar që të fillojnë nga zeroja, pas falimentimit të biznesit dhe pasi që Ademi mori shtëpinë e tyre dhe gjithçka që kishin. Natyrisht, e futur në një situatë të re e të panjohur për ta e gjithë familja, edhe pse e thyer dhe e lënduar, vazhdon të ballafaqohet me sfidat e jetës. Ballafaqimi me krizën financiare, me të vërtetën që Fikreti është i mashtruar nga vëllai i tij Ademi, ballafaqimi me realitetin e ri të krijuar; përpjekjet e Farukut për ta mbajtur vajzën, gruan e gjithë familjen, përpjekjet e tij që të mbahet i fortë para të gjithëve do të sjellin në ekran një varg momentesh dramatike.
Mirëpo, nuk thonë kot që çdo e keqe e ka edhe anën e saj pozitive. Anëtarët e familjes Boran do të lidhen me njëri-tjetrin si kurrë më parë, si mënyrë e vetme për ta tejkaluar sfidën që solli jeta. Një lajm që e sjell Akifi do të sjellë shpresë për gjithë familjen.
Sezoni i tretë do të sjellë edhe dy personazhe të reja në seri: halla Ylfet që e luan aktorja e njohur turke, Meral Çetinkaya dhe personazhi tjetër i ri Gynesh, luajtur nga aktorja Nihal Yalçin. Halla Ylfet – grua ndërmarrëse, e fuqishme dhe e pavarur, vjen t’i hakmerret Esmasë për shkak të së kaluarës. Gynesh, një grua e re, punëtore dhe e zonja, e dhënë pas punës dhe karrierës, sjell një personazh mjaft karizmatik në serial.
Shumë surpriza, risi, dashuri, mesazhe origjinale, tradhti, hakmarrje e zhvillime të papritura që do të na lënë pa frymë në serinë “Nusja nga Stambolli”.
Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30.
“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.