Seria televizive “Nusja nga Stambolli” pas një pauze rikthehet në transmetimin e rregullt në KTV. Në këtë javë në episodet 261-265, do të vazhdojë drama e lidhur me keqkuptimin e Yzgyrit ndaj Farukut, si dhe befasisë që Syreaja i bëri këtij të fundit në udhëtimin zyrtar.
Esma, gruaja e fortë dhe me karakter stoik, do të vazhdojë jetën duke bashkëjetuar me fillesat e sëmundjes së saj. Shikuesit do të mund ta kuptojnë nëse do të pajtohet me faktin që djali i vetëm beqar e dashuron Anastasian, një vajzë të huaj. Garipi, gjithmonë do të jetë aty me këshillat dhe fjalët e ëmbla për të. Dilara, do të fillojë seancat tek psikologja Idil, e cila do ta këshillojë se si duhet vazhduar rrjedhën e jetës. Dilara do të kuptojë
shumëçka për veten, sjelljet e saj, qasjen, gabimet e lëshimet gjatë kohës me Ademin, si dhe kohën e çuar dëm. Nga ana tjetër, Ademi do të vazhdojë çastet romantike me të dashurën e tij Gyneshin, të cilën e do shumë. Në këto episode do të kuptohet se si do të zhvillohet ngjarja me Yzgyrin, kokëfortësinë e saj dhe aksidentin që do ta kalojë.
Syreaja do të kalojë sfidë të madhe të jetës së saj në raport me dashurinë dhe besnikërinë e Farukut. Çka do të ndodhë mes Farukut e Syrejasë, si do ta zgjidhin mosmarrëveshjen mes tyre? Shumë ngjarje, lot, gëzime e drama të shumta do të shënohen në episodet e javës. Ekskluzivisht në KTV, çdo ditë pune nga ora 21:30.