Inis Neziri është një këngëtare tjetër shqiptare që po shënon suksese jashtë kufijve shqiptar.
Këngëtarja po merr pjesë në garën “New Wave Festival 2019”, që po mbahet në Sochi të Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo për dy net radhazi ka marrë pikët maksimale të jurisë, e cila përbëhet nga artistë të njohur rusë.
Inis Neziri po vlerësohet për vokalin e fuqishëm si dhe paraqitjen dinjitoze.
Gjatë prezantimit, këngëtarja ka bërë edhe shqiponjën para publikut rus, ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar, raporton albinfo.ch.