(Përditësuar 21:05) Ka nisur nata e dytë e gjysmëfinalës e garës evropiane të këngës Eurovision, që po organizohet në Vjenë. Sonte Shqipëria përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Përveç Shqipërisë sonte performojnë: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu, Rumania, Zvicra, Australia, Qipro, Danimarka, Letonia, Malta, Norvegjia dhe Ukraina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit, performon Shqipëria
Sonte (e enjte) nga ora 21:00 në Vjenë do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit ku Shqipëria përfaqësohet nga kënga "Nan" e Alis.
Në këtë edicion do të marrin pjesë artistë nga 35 shtete, përfshirë Shqipërinë, ndërsa organizimi i garës në Austri vjen pasi këngëtari JJ fitoi edicionin e kaluar me baladën “Wasted Love”.
Megjithatë, këtë vit disa shtete kanë bojkotuar garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Edhe pse shumica e pjesëmarrësve janë vende evropiane, Australia vazhdon të marrë pjesë çdo vit, pasi ishte ftuar fillimisht në festimet e 60-vjetorit të Eurovisionit në vitin 2015. Megjithatë, Australia nuk ka të drejtë ta organizojë garën edhe nëse shpallet fituese.
Në gjysmëfinalen e dytë, që mbahet sonte, do të performojnë: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu, Rumania, Zvicra, Shqipëria, Australia, Qipro, Danimarka, Letonia, Malta, Norvegjia dhe Ukraina.
Në natën e parë të gjysmëfinales kanë përformuar: Kroacia, Finlanda, Gjeorgjia, Greqia, Portugalia, Moldavia, Suedia, Belgjika, Estonia, Izraeli, Lituania, Mali i Zi, Polonia, San Marino dhe Serbia.
Dhjetë shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale do t’i bashkohen pesë vendeve që janë kualifikuar automatikisht për finalen. Këto janë Austria si fituese e vitit të kaluar, si dhe Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Gjermania, shtete që japin mbështetje më të madhe financiare për organizimin e Eurovisionit.